Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, bashkë me Nënkryetarin Muhedin Nushi, prezantuan sot e-kiosku e ri, me shumë funksione të reja për dallim nga e-kiosku që e kemi vendosur vite më parë.
Përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë, certifikatës së martesës, tani në e-kioskun e ri do të mund të nxirret dhe të paguhet aty për aty fatura e tatimit në pronë. Për më tepër, në këtë e-kiosk, është edhe hapësira për informimin e turistëve, Turist Info.
Në të njëjtin aparat është i vendosur edhe telefoni që lidhet direkt me Qendrën e Thirrjeve të Komunës, ku secili qytetar mund ta informojë Komunën për çdo parregullsi.
Fillimisht do t’i kemi 4 e-kiosqe të tilla, që do të vendosen një tek Komuna e re, një në lagjen Kodra e Trimave, një në Qendrën e Regjistrit Civil, dhe një në bashkësinë lokale në Ulpianë. Ky e-kiosk aktualisht është më i avancuari në rajon për nga shërbimet./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?