Google ADS

Ahmeti ofron 100 zotime në programin e tij për Prishtinën

13:54 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paraqitur sot në një konferencë për media programin e tij qeverisës për mandatin e ardhshëm në krye të komunës.

Ahmeti ka thënë se Vetëvendosje ka përgatitur 10 pika prioritare në programin e saj për kryeqytetin ku secila përmban deri në 10 zotime, shkruan arbresh.info.

Me moton “Jehi krah Prishtinës”, Ahmeti ka kërkuar votën jo vetëm për kryetar të Prishtinës por edhe për Kuvendin komunal.

“Nuk mendoj se dikush tjetër i ka 100 zotime të cilat janë pak ambicioze dhe po i qesim punë vetes por mund të dëshmojmë së gjërat e mira mund të bëhen edhe me buxhet modest”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se qëllimi i tij është që Prishtina të shndërrohet në një qytet policentrik që nënkupton që të ketë më shumë qendra dhe qytetarët e lagjeve të ndryshme të mos kenë nevojë të shkojnë deri në qendër të qytetit por shëtitje, rekreacion apo ndonjë shërbim tjetër.

“Kësaj radhe po i ngrisim ambiciet, përderisa në vitin 2013 kandiduam me 12 fusha ku nga këto 11 i kemi mbushur, njëra është bllokuar nga Kuvendi komunal. Programi jonë “Jepi krah Prishtinës” do të shkojë me 10 fusha, 100 zotime të cilat synojmë t’i përmbushim për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari aktual i Prishtinës në programin e tij parasheh rritjen e çerdheve publike, të qendrave të mjekësisë familjare, të parkingjeve publike dhe po ashtu ndërtimin e 5 shkollave të reja.

Ahmeti tha se beson se në shumicën e komunave do të jenë të paktën në balotazh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme