Gjatë një vizite që i ka bërë Klubit Forta Thai Boxing Gym, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të hënën në mbrëmje se qëllimi i vizitës së tij në këtë klub është që të dëshmojë rëndësinë që ka sporti dhe rekreacioni në Programin e tij qeverisës katërvjeçar për Prishtinën.
“Ne do të promovojmë sportin dhe do t’i përkrahim telentët e kryeqytetit me fonde. Gjatë mandatit katërvjeçar fokus të veçantë do të ketë ndërtimi i fushave rekreative dhe sportive në çdo lagje të kryeqytetit, në mënyrë që të rinjtë të nxiten të merren sa më shumë me sport”, ka thënë Abrashi.
Programi i Abrashit për sport parasheh që çdo lagje e Prishtinës të ketë Qendrën Rekreative Sportive – sipas standardeve ndërkombëtare, të cilat do të ndërtohen me buxhetin e komunës dhe përmes partneritetit publik-privat.
Abrashi ka thënë se sportit do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij, për arsye rekreative por edhe shëndetësore për të rinjtë dhe moshat tjera.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?