Kandidati për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi sot ka vizituar një fabrikë në qytetin e Vitisë, shkruan Arbresh.info
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka treguar se në këtë fabrikë do të punësohen 150 punëtor dhe deri në fund të vitit numri i tyre do të rritet deri në 500.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
150 punëtorë fillojnë punën, 500 synohet
Sot vizitova në një fabrikë në Viti, ku kishte arritur makineria e parë, për të prodhuar produkte “Made in Kosova”. Intervistat për punësimin e 150 punëtorëve kanë përfunduar, kurse deri në fund të vitit numri i tyre mund të shkoj deri në 500 të punësuar.
Krenar që përpjekjet e sinqerta po japin rezultate konkrete në punësim dhe mirëqenie për qytetarin e Kosovës.
Urime Kosovë
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë