Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në mandatin e ardhshëm në krye të qeverisjes së Avdullah Hotit, parashihet një plan i ri për financimin e lehonave gjatë pushimit.
Tutje në Magazina Zgjedhore, Abrashi tha se të gjitha lehonat duhet të marrin paga derisa shtoi se të papunësuarat do të marrin 50% të pagës së tyre ndërsa të punësuarat 70%, transmeton Klan Kosova.
”Të gjitha lehonat duhet të marrin paga – të papunësuarat gjysmën e rrogës minimale, ndërsa të punësuarat 70 për qind të pagës së tyre”.
”Kemi një ranje drastike të natalitetit nga koha e pasluftës. Bizneset shpesh herë hezitojnë femra gra për faktin e lehonisë”.
”Nëse janë të papunësuara ato marrin diku rreth 50% të pagës minimale. Ato të cilat janë të punësuara 50 deri më 70% të pagës. 12 muajshi mbetet gjithmonë kufizim. Nuk ka vullnet të lëvizet. Ne si qeveri e ardhshme do marrin barrën financiare. Që të ndikojmë në natalitet”.
”Shteti u jep një pagë më dinjitoze kur ai bëhet në moshën e pensionit. Për më mbrojt qytetarin është mirë me formu një fond për qytetarin. Nëse e vendosim këtë skemë kështu ngarkesa buxhetore është shumë e madhe’.
”Pas 20 vjetëve kjo mund të ndryshojë vazhdimisht. Agjensioni i të hyrave ka për ta mundësuar që ne të kemi një buxhet 3 miliardë euro që do të kënaq të gjitha të hyrat sociale. Kërkesa ka qenë e FMN-së. Ka qenë e lidhur me barazinë sociale. Duhet të ketë barazi sociale tek të gjitha skemat”.
Raportohet se ka vdekur Fetullah Gylen
Osmani dhe kongresisti Torres flasin për zhvillimet në Kosov...
Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon tre ser...
Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 1300 gjoba brenda një javë, ...
43 aksidente bre 24 orëve, policia shqiptoi afro 2 mijë gjob...
Arrestohen dy të dyshuar për disa vjedhje në Fushë Kosovë, k...