Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi duke shpalosur programin e tij qeverisës ka thënë se në Prishtinë duhet të ndërtohen shumë shkolla të reja.
“Prishtinës i nevojiten së paku shtatë shkolla që të relaksojmë situatën dhe dendësinë e nxënësve në këto shkolla. E dyta është se do të punojmë në cilësinë e arsimit”.
Abrashi që është i ftuar në “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova ka treguar se një pjesë të rëndësishme në planin e tij e zë edhe sektori i punësimit.
“Komuna e Prishtinës do të jetë pioniere në Fondin e Punësimit, punësimi dhe shkollimi profesional është kyç për të rinjtë e Prishtinës që janë trajtuar keq dhe nuk e kanë pasur vendin e merituar në politikat e punësimit”.
“Është hera e parë që një komunë do të ketë Fond të Punësimit”.
Ai ka folur edhe për fushën e sportit dhe kulturës, që sipas tij, kanë stagnuar shumë në Prishtinë.
“Ekipet e Prishtinës, të futbollit posaçërisht duhet të kryejnë stërvitjet në qytete të tjera sepse janë prishur raportet mes komunës dhe klubeve e klubet nuk kanë stadiumet e tyre”.
“Askush nuk vjen në Prishtinë për ngjarje kulturore pasi ka humbur jeta kulturore. Ka pasur disa festivale që janë përkrahur, tani janë degraduar dhe kjo ka pasoja afatgjata”.
“Kjo kthehet me bashkëpunim dhe vullnet më të mirë të kryetarit të Komunës dhe krijuesve”.
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media