Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një takimi me të rinjtë e Organizatës “IRKT”, ka thënë se gjatë katër viteve të shkuara janë ulur subvencionet për rininë dhe organizatat e grave, u harrua rinia, u injoruan kuadrot e Prishtinës në punësim, nuk është realizuar asnjë projekt domethënës, asnjë shkollë, asnjë qendër e mjekësisë familjare, asgjë domethënëse.
“Për katër vjetët e fundit në Prishtinë nuk është bërë absolutisht asgjë. Nuk është ndërtuar asnjë shkollë, asnjë ambulantë, janë ndalur subvencionet në bujqësi, kanë ikur ndërtimtarët, është harruar rinia. Në Prishtinë është ‘bërë shumë Facebook’, por fare pak punë. Më 22 tetor qytetarët e Prishtinës do t’i çojnë në shtëpi dembelët dhe do t’i zgjedhin ata që kryejnë punë“, ka thënë Abrashi.
“Prioriteti im i parë do të jetë punësimi dhe kjo ka rrjedhur si kërkesë e qytetarëve. Kuadrot e Prishtinës duhet të kenë përparësi në administratë, sepse për katër vjet janë punësuar 500 njerëz, 450 prej të cilëve janë nga komunat tjera. Ne nuk kemi asgjë kundër tyre, por nëse Prishtina ka kuadro për një pozitë të caktuar, realisht do të ketë përparësi ndaj njerëzve të komunave tjera”, ka thënë Abrashi.
Sipas tij, dy ndërmarrjet publike që do të themelohen, “Prishtina Parkingu” dhe një kompani publike për menaxhimin e tregut dhe Pallatit të Rinisë. Prej 500-1000 banorë të Prishtinës pritet të punësohen në sektorin publik, por numër më i madh do të kyçen në sektorin privat, i cili do të përkrahet nga komuna.
“Do t’i kthejmë ndërtimtarët dhe të gjitha bizneset, sepse do t’i krijojmë zonat ekonomike dhe në këtë mënyrë do të rrisim numrin e të punësuarve. Do ta kthejmë vlerën e tatimit në pronë ashtu siç kanë qenë në vitin 2013. Do ta ndërtojmë spitalin diku në rrugën për Gollak, do ta zhvillojmë atë pjesë si zonë ekonomike dhe njerëzit do të kenë mundësi argëtimi pa pasur nevojë të shkojnë të shpenzojnë në komuna tjera”, është shprehur Abrashi.
“Do të kemi edhe përkrahjen më të madhe për bujqësi, e cila në katër vjetët e fundit ka pasur rënie të madhe, sepse bujqësia nuk zhvillohet me Facebook. Për katër vjet nuk e kanë bërë asnjë punë të madhe këtu në Kodrën e Trimave, ndërsa tash po kamuflojnë me një çerdhe e disa poçe elektrikë“, ka shtuar kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.
Ai ka bërë të ditur se do të bëhen dy hapësira për të rinj në Kodrën e Trimave, njëra afër tjegullores dhe tjetra tek deponia. Abrashi ka thënë se duke e marrë parasysh rritjen e qytetit, do të shtohet numri i shkollave, të mesmet do të shndërrohen në fillore, ndërsa objektet për shkolla të mesme do të ndërtohen më në periferi të qytetit. Ai po ashtu ka premtuar bashkëpunim të ngushtë me secilin qytetar që ka nevojë.
Avni Mavriqi, nga OJQ “IRKT”, ka thënë se bashkëpunimi i kësaj organizate me të gjitha institucionet nuk ka munguar asnjëherë.
“Ndërtimi i një qendre rinore ka qenë kërkesë jona e kahershme, për të cilën kemi gjetur edhe donatorë. Vullneti i të rinjve është i madh dhe që nga viti 2014 ka filluar një riorganizim, por së fundi kemi mbetur keq, pasi na ka munguar përkrahja, madje nga kryetari aktual i komunës kemi pasur bllokadë totale”, ka thënë Mavriqi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?