Google ADS

Abrashi motivon të rinjtë që të merren me sport e rekreacion

22:21 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vizituar qendrën e lojërave ‘bowling’ në “Albi Mall” në Veternik, ku ka premtuar hapësira më të mëdha sportive dhe rekreative për të rinjtë.

“Së bashku me Forumin e Rinisë së LDK-së, kemi vizituar Qendrën ‘Albi Mall’, për arsye rekreative por edhe për promovimin e sporteve. Komuna e Prishtinës do t’i kushtojë më shumë vëmendje sportit dhe rekreacionit”, ka thënë ai.

Gjatë ditës së sotme, Abrashi ka prezantuar Programin e tij për rini dhe sport, ku parashihen investime në infrastrukturën sportive, krijimin e ligave shkollore në Prishtinë, kthimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të komunës, ndërtimin e terreneve sportive dhe këndeve të lojërave për çdo lagje etj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme