Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, së bashku me kandidatët tjerë për Asamble Komunale të Prishtinë, kanë zhvilluar një lojë basketbolli, së bashku me të rinjtë e lagjes “Dardania”.
Programi i Abrashit për sport parasheh që çdo lagje e Prishtinës të ketë Qendrën Rekreative Sportive – sipas standardeve ndërkombëtare, të cilat do të ndërtohen me buxhetin e komunës dhe përmes partneritetit publik-privat.
Abrashi ka thënë se sportit do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij.
Ai ka premtuar se brenda qeverisjes së tij Prishtina do të ketë nga një fushë sportive-rekreative në çdo lagje dhe është zotuar që do ta bëjë Ligën shkollore në Prishtinë, me qëllim që fëmijët të nxiten që të merren sa më shumë me sport.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...