Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Arban Abrashi, ka thënë se nëse merr pushtetin, koalicioni që kandidat për kryeministër ka caktuar Avdullah Hotin do të rrisë pensionet.
“Do të ketë rritje të pensioneve, me një plan konkret”, është zotuar Abrashi.
“Te pensionet bazike, mendojmë se rritja duhet të sillet diku rreth 40 për qind”, ka thënë Abrashi në debatin zgjedhor në RTV21.
“Ne kemi filluar veç një reformë të brendshme, që nënkupton edhe pastrimin e listave, largimin e atyre që nuk janë banorë të përhershëm”, është shprehur ai.
“Trendet tregojnë që ka mjete të mjaftueshme që të rritet në 40 për qind”, ka thënë Abrashi.
“Në të njëjtën kohë fillojmë edhe me Fondin pensional, ku fillohet forma ashtu siç ka qenë më herët, siç është e praktikuar në Evropë, një formulë e kombinuar, ku ata që punojnë paguajnë për ata që janë në pension…”, ka shtuar Abrashi.
Ai ka thënë se nëse LDK-AKR-Alternativa marrin pushtetin, pensionet bazike do të dalin me rritje nga 1 janari i 2018’s.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...