Google ADS

Abdixhiku: Vota për Vetëvendosjen është votë për PDK‘në

20:57 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, në emisionin Komiteti ka analizuar garuesit në zgjedhjet e 11 qershorit.

Abdixhiku ka thënë se ai vazhdon të mbajë qëndrimin e tij kritik ndaj Partisë Demokratike dhe bashkë me shumë emra të tjerë në listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa kundërshtojnë koalicionin me PDK’në.

Ndërsa, se kë e sheh Abdixhiku rival mes Vetëvendosjes e koalicionit PDK-AAK-Nisma, ai ka thënë se VV është jashtë garës për vendin e parë.

Sipas Abdixhikut çdo votë për Vetëvendosjen është votë që shkon në favor të koalicionit PAN.

 

 

Të ngjashme