Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, ka thënë të enjten në një konferencë me gazetarë, se Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetar i PDK-së, është përfshirë drejtpërdrejt në fushatë zgjedhore dhe në këtë mënyrë po bën shkelje të rëndë të Kushtetutës.
“Në fillim të kësaj fushate nuk jemi të kënaqur me rolin që ka marrë Presidenti i Republikës Hashim Thaçi, ish kryetar i PDK-së. Përfshirja e tij haptazi nëpër fushatë zgjedhore, nëpërmes organizimit të takimeve, drekave e darkave, tubimet me qytetarë dhe nëpunës publikë, përveç që paraqet shkelje të rëndë të rolit të tij kushtetues, shpërfaq edhe një rast të paprecedent në proces zgjedhor nga dikush që është i presupozuar të mbajë rol uniteti në vend”, ka thënë Abdixhiku, transmeton arbresh.info.
Ai ka shtuar se Thaçi në këto tubime provon t’i bëjë favore partisë së tij. “Po e ftojmë institucionin e Presidentit që të mos bëhet instrument i politikës ditore partiake. Ky synim i tij i dëmton standardet demokratike që Kosova ka vendos për ditët zgjedhore, rrezikon standardet që LDK dhe partnerët e koalicionit synojnë t’i arrijnë në këto zgjedhje.
Kosova ka nevojë për një lidership që respekton ligjet dhe Kushtetutën”, ka thënë ai.
Kandidati tjetër i koalicionit për deputetë, Ilir Deda ka thënë se pavarësisht përfshirjes së Thaçit në fushatë, ai nuk mund ta shpëtojë koalicionin PDK-AAK-Nisma, nga humbja e zgjedhjeve më 11 qershor.
“Kjo përfshirje e Thaçit nuk do ta ndihmojë koalicionin PDK-AAK-Nisma që të dalë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit. Përkundrazi vullneti qytetar është për ndryshimin e madh që vjen nga koalicioni ynë”, ka thënë Deda.
Abdixhiku dhe Deda i kanë ftuar gjithë elektoratin e partive në koalicion dhe qytetarët e tjerë që të bashkohen në fillimin e fushatës, që organizohet sonte (e enjte) nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë./Arbresh.info.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit