Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka uruar qytetarët e Kosovës pavarësisht përkatësisë politike për fillimin e fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.
“Të gjithë simpatizantëve, përkrahësve, aktivistëve dhe strukturave tona, por edhe të partive të tjera iu bejmë thirrje që të zhvillojnë një fushatë të drejt dhe të ndershme dhe në përputhje me normat e përcaktuara si dhe rregullat zgjedhore”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
“Jemi të bindur se kjo periudhë 10 ditore e fushatës zgjedhore, do të na shërbej si fazë që partitë politike, kandidatët për deputetë, simpatizantët dhe anëtarësia e gjerë, ta zhvillojnë një përballje mes programeve, fakteve dhe argumenteve që kanë, gjithmonë duke e respektuar kundërshtarin politik dhe duke e trajtuar atë me dinjitet”, përfundon komunikata.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...