Sigurimi i tregut për shitjen e produkteve
Nuk ka rëndësi se sa përkrahet një bujk gjatë mbjelljes së tokës, nëse pas gjithë asaj pune ai nuk ka se ku ta shesë prodhimin që ka vjelur, sidomos kur i duhet të konkurrojë me produkte që subvencionohen në masë të madhe nga vendet e rajonit. Andaj, Vetëvendosje parasheh që përveç ndihmave që e vendosin bujkun tonë në pozicion të barabartë me bujqit në rajon, të bëjë edhe sigurimin e tregut për shitje të atyre produkteve.
Fillimisht kjo do të bëhet me kalimin e Ligjit për Mbrojtjen e Prodhimeve Vendore, me të cilin do të parashihet që të gjitha institucionet shtetërore t’u japin përparësi prodhimeve vendore në prokurim. Me fjalë tjera, në çdo tender do t’I ipet përparësi prodhimit vendor. Si masë e dytë do të jetë edhe bashkimi I tregut me Republikën e Shqipërisë, ashtu që bujqit e Kosovës të mos kenë kurrfarë barrierash doganore nëse duan të shesin produktet e tyre atje.
Investimi në përmirësim të infrastrukturës bujqësore
Këtu parashihen investime në revitalizimin e sistemeve ekzistuese të ujitjes siç është ai i Ibër-Lepencit, si dhe në ndërtimin e sistemeve të reja. Gjithashtu, rëndësi e veçantë do t’I ipet edhe ndërtimit të pikave grumbulluese, me qëllim të krijimmit të një qarku efikas të distribuimit të prodhimeve nga vjelja e deri tek konsumatori final.
Mbështetja me subvencione për rritjen e fermave dhe në përpunim
Qeveritë e kaluara kanë shpërndarë grante dhe subvencione, të cilat në të shumtën e rasteve ose kanë përfunduar në projekte të miqve të afërt me ministrat, ose janë dhënë në këmbim të votës dhe lojalitetit të familjeve në varfëri të skajshme. Ky keqpërdorim vërtetohet edhe me mungesën e rezultateve në rritjen e kapaciteteve, me gjithë faktin që janë dhënë miliona euro deri më tani.
Lëvizja Vetëvendosje parasheh që përmes subvencionimit të nxisë krijimin e fermave të mëdha përmes grupimit të tokave dhe resurseve, në mënyrë që ato të jenë më efiçiente dhe kostoja e prodhimit të jetë më e ulët. Gjithashtu, parashihet që bëhet subvencionimi për ndërtimin e kapaciteteve përpunuese, gjë që e mundëson shtimin e vlerës së produkteve bujqësore.
Kjo do të bëhet qoftë përmes subvencionimit të drejtpërdrejtë të kamatave për kreditë bujqësore, qoftë përmes ofrimit të naftës me çmim më të lirë, nëse shfrytëzohet për bujqësi.
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...