Sot, kandidati për kryetar i Komunës së Gjakovës, z.Driton Çaushi ka paraqitur 25 zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë komunë.
Rritja e fondit të bursave për studentët dhe nxënësit, transparencë të plotë gjatë rekrutimit të stafit të ri në sistemin arsimor, rivitalizimi i Stadiumit të Qytetit, hyrje falas për të gjithë pensionistët gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive, strehimi i rasteve sociale përmes banesave komunale, rritje e investimeve në sistemin e ujitjes në fshatra, shërbimi këshillimor dhe trajnime për fermerët, si dhe hartimi i “Planit të Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Gjakovës”, janë disa nga zotimet që ka shpjeguar kryetari i ardhshëm i Gjakovës para publikut.
Ai ka thënë që këto 25 pika janë hapi fillestar për ta sjellur ndryshimin jashtëzakonisht të nevojshëm për Gjakovën, për të sjellë zhvillim e përparim në këtë Komunë
25 zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje Për Komunën e Gjakovës:
Projekti “Ringjallja e hapësirave publike”, lagje më lagje.
Hapja e 3 çerdheve të reja, në qendër të qytetit dhe në lagjet Dardani e Brekoc.
Pajisja e shkollave me laboratore, mjete konkretizuese dhe kënde të leximit.
Shujta falas për nxënësit të klasave 1-5.
Rritja e fondit të bursave për studentët dhe program për mbështetjen e nxënësve dhe studentëve të talentuar.
Transparencë të plotë gjatë rekrutimit të stafit të ri në sistemin arsimor.
Organizimi i garave të dijes për shkollat fillore dhe të mesme.
Dyfishimi i ekipit mobil emergjent dhe modernizimi i laboratorit për analiza në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Aktivizimi i barnatoreve kujdestare.
Hapja e Qendrës Multifunksionale Rinore dhe njohja e punës vullnetare.
Organizimi i Programit të punës praktike për nxënësit e shkollave profesionale.
Rigjallërimi i sportit në Gjakovë, me plan dhe me buxhet – Hartimi dhe jetësimi i “Stategjisë për Zhvillimin e Sportit në Gjakovë”.
Rivitalizimi i Stadiumit të Qytetit duke përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën e tij.
Hyrje falas për të gjithë pensionistët gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive.
Strehimi i rasteve sociale përmes banesave komunale.
Gjysmë milioni euro grante për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të deri në fund të mandatit dhe ndarje transparente dhe profesionale e tyre.
Organizimi i seancave këshilluese dhe trajnime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me aktivitet prodhues e turistik dhe sektorit të shërbimeve.
Menaxhim efikas i mbeturinave.
Shtimi i hapësirave për parkingje publike dhe menaxhim efikas i tyre.
Investimi në hyrjet e ndërtesave shumëbanesore dhe mirëmbajtja e rregullt e tyre.
Rritje e investimeve në sistemin e ujitjes në fshatra.
Shërbim këshillimor dhe trajnime për fermerët.
Hartimi i “Planit të Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Gjakovës”.
E Inspektori – lajmërimi në kohë reale (24 orë) i parregullsive dhe përgjigje e mënjëhershme për rastet.
Inspeksion që trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...