Zenun Elezaj i AAK-së, që do të udhëheqë edhe për një mandat në Klinë, ka falënderuar të gjithë për këtë fitore, derisa ka thënë se do të vazhdojë të jetë kryetar për të gjithë.
“Sipas rezultateve të para, kemi shënuar një fitore me një rezultat prej mbi 55% të votave. Falënderoj secilin anëtarë e aktivist për angazhimin e palodhshëm dhe të gjithë qytetarët për mbështetjen e tyre dhe ju uroj për fitoren e madhe! Si në këto katër vitet e para, edhe në katër vitet vijuese, do të vazhdoj të jem kryetar i të gjithë qytetarëve dhe të gjithë do t`i trajtoj në mënyrë të barabartë. Ne do të vazhdojmë me punë e projekte të mira e të nevojshme për të gjithë! Faleminderit e urime!”, ka shkruar ai në Facebook.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...