Google ADS

Zekolli: Zero përqind taksë për bujqësinë pasi ta marr drejtimin e Suharekës

00:38 | 25 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Murtez Zekolli, kandidat i PDK-së për Kryetar të Suharekës, ka shpalosur pjesë nga programi i tij për zgjedhjet e 17 tetorit e me të cilin synon ta drejtojë komunën.

Ai ka thënë se transparenca, llogaridhënia, respektimi i ligjit për vetëqeverisje lokale dhe siguria e qytetarëve janë ndër katër prioritetet e tij, njofton Klan Kosova.

“Në ekonomi do të investojmë në hapjen e bizneseve, pra në hapjen e vendeve të reja të punës. Do të investojmë në bujqësi. Do të bëjmë subvencionim për të gjitha veprimtaritë bujqësore dhe do të ketë zero përqind taksë për ketë veprimtari”, është shprehur Zekolli.

“Do ta bëjmë ndërtimin e tri shkollave, do të ketë ujë 24 orë, do të investojmë në aparaturë moderne në shëndetësi dhe do të bëjmë furnizim me barna esenciale”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme