Kandidati i LDK-së për Vushtrrinë Xhafer Tahiri ka thënë se kundërkandidati i tij nga PDK-ja Ferit Idrizi nuk ka pranuar të përballet sonte me të në Edicionin Special në Klan Kosova për shkak se nuk ka program.
Tahiri tha se nuk ka nevojë për ballafaqim në shesh, siç ka kërkuar kundërkandidati i tij, por idetë dhe programet e tyre mund t’i përballin në studio televizive.
“Në radhë të parë është një mungesë e respektit për qytetarët e Vushtrrisë të cilët kanë nevojë që të dëgjojnë nga kandidatët që potencialisht mund të udhëheqin komunën e Vushtrrisë për programet qeverisëse në mënyrë që qytetarët e Vushtrrisë të na mbajnë përgjegjës për premtimet që japim dhe programin që paraqesim. Natyrisht që Ferit Idrizi nuk ka shfaqur asnjë program në këtë fushatë elektorale dhe kjo është dëshmuar edhe në debate televizive kur ka ardhur tërësisht i papërgatitur dhe pa program. Kjo është shpërfaqur në debatin e fundit ku kemi qenë përballë njëri-tjetrit ku nuk ka pasë program dhe natyrisht që tani është shumë vonë që të bëhet programi, në javën e fundit, prandaj po i ik debatit dhe bën edhe thirrje për debat në shesh. Nuk kemi nevojë që të ballafaqohemi në shesh si në Athinën e lashtë kur ballafaqoheshin në duel kur nuk kishte mjete të informimit, si tani studio televizive të cilat janë për debat dhe ku mund t’i ballafaqojmë idetë dhe projektet tona për zhvillimin dhe përparimin e qytetit tonë”.
Por, një gjë të tillë e pati bërë edhe vetë Xhafer Tahiri në raundin e parë të zgjedhjeve lokale kur nuk kishte ardhur në debatin për Vushtrrinë në “Edicionin Zgjedhor” në Klan Kosova.
Ferit Idrizi i PDK-së kishte thënë se dosja me dokumente që ai e kishte pasë me vete mund të ishte arsyeja pse Xhafer Tahiri nuk ishte pjesë e debatit me kundërkandidatët e tij.
“Nuk përballemi me dosje, sepse nuk krijojmë dosje. Krijimi i dosjeve është taktikë e vjetër e PDK-së për t’i përbaltur kundërshtarët politikë dhe Ferit Idrizi për fat të keq ka përdorur këtë taktikë të njëjtë duke përpiluar gjoja dosje me dokumente që janë publike dhe që janë në uebfaqen e Komunës së Vushtrrisë dhe janë transparente, sepse jemi një nga komunat më transparente në Kosovë për çka jemi vlerësuar”.
“Ferit Idrizi në mungesë të programit është shërbyer me këto shpifje gjatë krejt fushatës dhe natyrisht që unë kam paraqitur një padi për shpifje dhe kam pritur që të vijë në studio televizive dhe të ballafaqohet dhe të shfaqë argumentet për gjoja, siç thotë ai, keqpërdorime. Në fund të këtij procesi ose Ferit Idrizi do të dënohet për shpifje ose unë për korrupsion, sepse mes nuk ka. Ferit Idrizi në mungesë të programit është shërbyer me këto dosje dhe tani kanë filluar edhe me lajme të rrejshme të cilat i kemi lajmëruar në organet e rendit. Nuk fitohet Vushtrria me dosje, ka kaluar koha e errët kur kandidatët, partitë politike apo grupet e ndryshme të interesit duke bërë dosje fiktive janë përbaltur figura të caktuara. Unë besoj në sistemin e drejtësisë dhe natyrisht që të gjitha do të sqarohen. Qeverisjen tonë të mirë nuk mund ta përbaltë asgjë. Qeverisja ime e mirë dhe e LDK-së në Vushtrri ka marrë shpërblime për çdo vit nga të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtarë, prandaj në një fushatë elektorale nuk do të lejoj askënd që të përbaltë figurën dhe qeverisjen time”.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?