Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se është arritur marrëveshja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në garën e balotazhit për këtë komunë.
Sipas tij kjo marrëveshje është një kërkesë e kamotshme edhe e qytetarëve dhe se edhe në opozitë kanë bashkëpunuar me LVV në Junik.
“Dega e LDK-së në Junik ka pas qëndrim unik sa i përket vendimit për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje në Junik. Në këtë drejtim këtij vendimi i ka parapri edhe bashkëpunimi i mëhershëm, siç thash edhe më herët, edhe si parti opozitare në kuvendin komunal të Junikut. Dhe ne paraprakisht kemi bashkëpunuar që edhe qëllimi dhe objektivi kryesor ka qenë edhe i LDK-së edhe i Lëvizjes Vetëvendosje, që qeverisjen e AAK-së në Junik pas 12 viteve ta qojë në opozitë.” u shpreh Shehu, i ftuar në emisionin Edicioni Special të Klan Kosovës.
Kështu kandidati për të parin e Junikut tha se marrëveshja është mirëpritur edhe nga ana e qytetarëve dhe sipas tij fitorja e tyre është e sigurt. Tutje Shehu tregoi se vendimi është marrë pavarësisht nga qendra dhe mbi bazën e interesave të qytetarëve të Junikut.
“Unë jam shumë i bindur se edhe qytetarët tjerë edhe të partive tjera që janë në pushtet, por të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë një vullnet shumë të madh që të na përkrahin dhe bashkërisht do qeverisim, dhe do u shërbejmë qytetarëve në Komunën e Junikut për katër vitet e ardhshme.”
Ai gjithashtu deklaroi se nuk është në dijeni që qendra ka deklaruar se nuk është arritur marrëveshja, ai tha se ajo tashmë është nënshkruar dhe se nuk ka asnjë dilemë. Kështu Shehu gjithashtu deklaroi se në bashkëpunim me LVV-në presin t’i fitojnë mbi 60% të votave.
U morën para drejtuesve të kamionëve për të kaluar më lehtë ...
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...