Jeton Salihu, i cili kandidon si i pavarur për postin e kryetarit të Vushtrrisë, ka kritikuar qeverisjen aktuale në këtë komunë duke paraqitur disa fotografi ku pretendon se administrata e kësaj komune “noton” nëpër ujë.
Tutje, Salihu tha se përkundër që administrata e kësaj komune “noton” nëpër ujë, qytetarët e Vushtrrisë problem kryesor e kanë ujin e pijes e kanalizimet.
“Problemi kryesor në Vushtrri është uji, kanalizimet, udhëkryqi në fshatin Studime, Begaj dhe rruga “Shote Galica” të cilat paraqesin rrezik potencial për jetën e njerëzve”, është shprehur Salihu, në “Edicioni Zgjedhor” në Klan Kosova.
Salihu, si datë përfundimtare për përfundimin e projektit të ujit të pijes e ka dhënë fundin e vitit 2022, duke thënë se atëherë do të jetë koha kur përfundimisht secila familje do të ketë qasje në ujë të pijshëm.
Sa i përket shëndetësisë, Salihu thotë se prioritet në këtë fushë do të jetë menaxhimi i pandemisë.
Kurse, sa i përket balotazhit, Salihu thotë se nuk ka kandidat në Vushtrri që do të fitoj pa balotazh, teksa thotë se gjasat i kanë të gjithë të barabarta.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag