Kandidati për asamble komunale në Prishtinë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Leutrim Retkoceri ka thënë se programi i subjektit që përfaqëson është më i duhuri për qytetarët e kryeqytetit.
Kjo sipas tij meqë të gjitha telashet që u janë ngarkuar deri më sot prishtinasve, janë meritë e Vetëvendosjes, derisa në debatin e sontëm në Edicionin Zgjedhor, derisa diskutoi me kandidatin për asamble nga Vetëvendosje, Arianit Beqirin, tha se tashmë po e ndjejnë rrezikun e Uran Ismailit, përcjell Klankosova.tv.
”Urani e din shumë mirë, që kur të vjen kryetari i Prishtinës, nuk ka me qenë kryetar diferencues. Urani ka me qeveris bashkë, edhe ty ka me të ngu, ka me qeverisë me asambleista. Është Urani bashkë me të gjithë për Prishtinën”.
”Arben Vitia nuk ka as program për Prishtinën. Ka ardhë sot kandidat, do me kandidu, edhe do me ardh me duar në xhepa me fitu Prishtinën a?”
”Programi i PDK-së, ka shembuj të mirë që mund të inspiroheni shumë. E ki Prishtinën digjitale, e ki Prishtinën e përditshme, krejt mund t’i merrni”.
”Është dezinformatë që PDK-ja ka qenë asksionar në Ndërmarrje Publike të Prishtinës. Unë t’i jap ty të Vetëvendosjes, i ke katër aksionarë në këtë ndërmarrje, Vetëvendosjen e ke pasë në qeverisje prej vitit 2013, Vetëvendosjen e ke pasë për gjashtë vite për qeverisje në Prishtinë, dhe gjithë këto telashe që sot ka Prishtian janë meritë e Lëvizjes Vetëvendosje”.
”Kryetarin Shpend Ahmeti e ka pru Lëvizja Vetëvendosje, dhe ka qenë po i njëjti subjekt që ka gjuajt gur e fyerje e sharje në asamblenë komunale për me rrëzu e e ka bërë krejt këtë tollovi, dhe kurrë nuk është marrë me problemet e qytetarëve të Prishtinës, dhe sot vini dhe folni për Uran Ismailin, janë kënaqësi.
Këto sulme që jeni duke i bë janë rreziku që jeni duke e pa prej Uran Ismailit, sepse Urani edhe ka qenë ministër më i suksesshëm se Arben Vitia edhe ka qenë menaxher më i mirë se Arben Vitia edhe është sot kandidat më i mirë se Arben Vitia”.
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej