Kandidati për kryetar të Ferizajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka shpalosur planprogramin e tij për këtë qytet.
Ai në Edicionin Zgjedhor ka deklaruar se nëse zgjidhet kryetar i Ferizajt brenda 10 ditëve të para do t’i publikojë të gjithë dokumentet që janë arritur nga Kuvendi Komunal.
“Menjëherë do të bëjmë një transparencë absolute në Komunën e Ferizaj, ku brenda 10 dite do të publikojmë çdo dokument që është i Kuendit Komunal këtë e kërkon edhe ligji. Brenda 100 ditëve të para nuk do të ketë më mbeturina në rruge dhe trotuar sepse do ta forcojë kompaninë “Pastërtia”, do të ketë shporta të diferencuara, ndërsa brenda katër vjetëve do të ndërtojmë një impiant modern që do të riciklojë çdo mbeturinë në Ferizaj”.
Ramadani ka premtuar se brenda dy viteve do ta bëjë funksional Spitalin Rajonal të Ferizajt.
“Nuk kemi spital, spitali mungon fajin për këtë e ka PDK me angazhimin tim spitali brenda dy viteve do të jetë funksional dhe do të jetë i gatshëm për të gjithë qytetarët. Do të ndërtojmë dy Qendra të Mjekësisë Familjare në Prelez të Muhaxherëve dhe në Koshare, do t’i funksionalizojmë të gjitha QMF-të dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare që nuk punojnë”.
Përfaqësuesi i VV-së ka theksuar se do të ndërtojnë katër çerdhe dhe se secila shkollë do ta ketë bibliotekën e saj.
“Në shkolla brenda 100 ditëve do të ketë higjienë dhe jo në gjendjen siç janë tash. Do të ndërtojmë laboratorë të Kimisë, Fizikës dhe Biologjisë pasi mungojnë, do t’i ndërtojmë katër çerdhe. Secila shkollë do ta ketë bibliotekën e saj, do të ndërtojmë një bibliotekë të re si dhe bibliotekën e vjetër do ta furnizojmë me libra”.
Ndërsa për ekonominë, Ramadani ka thënë se do të krijojnë një park të teknologjisë moderne.
“Do të krijojmë një park të teknologjisë moderne për të gjithë shqiptarët, do të ndajmë 100 grante në vit për bizneset që do të hapen nga të rinjtë që do të jenë në fushën e inovacionit, 50 grante do të ndahen për gratë dhe vajzat si dhe do të ndërtojmë një shkollë të hotelerisë”, ka thënë Ramadani.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...