Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardiana Qorraj, thotë se nuk beson në sondazhe. Ajo shpjegon se sondazhet e marrin një njësi matëse të caktuar dhe se qytetarëve u duhet edhe dita e fundit që të përcaktohen se kë të votojnë.
“Nuk kem ba sondazhe, sondazhin më të mirë ia lëmë popullit ditën e diele me datën 17, jam subjekti i vetëm në komunë që nuk kam bërë sondazh dhe nuk besoj në sondazhe. Besoj që njerëzve ju duhet deri në ditën e fundit të përcaktohen se kush është më i miri, që jep platformën më të mirë zgjedhore.” U shpreh Qorri, e ftuar në emisionin Edicioni Zgjedhor të Klan Kosovës.
Kandidatja për të parën e Deçanit gjithashtu thotë se nuk i beson as matjet që e paraqesin Bashkim Ramosaj si fitues të zgjedhjeve, sepse sipas saj ai që nga helmimi i ujit, i ka lënë deçanasit në mjegull nëse duhet konsumuar uji.
“Është uji i pijes i cili është një ndër brengat më të mëdha të shumicës së fshatrave në komunën tonë, pastaj është rrjeti i ujërave të zeza si problem i cili duhet të adresohet. Është rruga tranzit e cila do të zgjidhet në vitin e parë të drejtimit tonë, mandej problem tjetër vazhdon të shfaqet pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve të bjeshkëve, është një problem i cili jua pamundëson banorëve tonë ta kenë një zhvillim të mirëfilltë të bujqësisë, blegtorisë e të tjera.”
Tutje ajo tregon se është e rëndësishme të bëhet lista esenciale e barnave, sepse sipas saj ka mungesë të theksuar të barnave të kësaj liste në komunë.
“Zhvillimi i arsimit më tutje, është një numë ri caktuar i shkollave të cilat asnjëherë nuk e kanë pas një zhvillim ose mirëmbajtje të duhur, pastaj e kemi rikonstruimin e rrugës së qendrës, e cila është ba dhe është ba gabim, me neve do të rikonstruohet krejtësisht e gjithë qendra e rrugës.”
Ajo thekson edhe që premtimi për bursa të përvitshme për studentë nuk është respektuar, dhe se ka pasur vetëm këtë vit, pasiqë është vit zgjedhorë.
Xheneta ia propozon Drilonit Anisën, ky insiston në Sarën
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...