Google ADS

Prizren, zyrtarisht fitues i garës Shaqir Totaj i PKD-së

12:07 | 20 Nëntor 2021
S D

Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), zyrtarisht është fitues i zgjedhjeve në Prizren me 50.9% të votave, kundrejt Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes (VV), me 49.1% të votave, shkruan arbresh.info.

Shaqir Totaj i PDK-së në Prizren ka dalë fitues me 27 mijë e 689 vota, apo 50,93%. Ndërsa Haskuka nga VV ka marrë 26 mijë e 680 vota apo 49,07%.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme