Google ADS

Pacolli thirrje që në Mitrovicë të votohet lista e AKR-së dhe Bedri Hamza

23:24 | 14 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë thire që të votohet lista e AKR-së në Mitrovicë dhe kandidat për kryetar nga PDK, Bedri Hamza.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë është e rëndësishme që Hamza të fitoj në Mitrovicë.

“U ndjeva mire me atmosferën e ndryshimit pozitiv në Mitrovicë. Bashkë me Gjergjin dhe kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës, mikun tim Bedriun, takuam shumë qytetarë, optimistë dhe me shpresa të mëdha.
Shumë e rëndësishme që Bedri Hamza të shpallet kryetar të dielën, ngase nuk ka kohë për tu humbur.
Votojeni Listën e Asambleistëve të AKR dhe Bedri Hamzën kryetar që ta hapim kapitullin e ri që do të jetë shembull për gjithë Kosovën.”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme