Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vizituar lagjen e “Dardania”, kur i ka parë për së afërmi punimet që i ka bërë në këtë zone.
Ai tha se kanë investuar 3.2 milionë euro në këtë lagje, duke shtuar se ka filluar edhe ndërtimi i çerdhes më të madhe.
“Jemi në Dardani, kjo lagje e Prishtinës ka marr formë tjetër, ku janë investuar 3.2 milionë euro, këtë investim dhe planifikim e kam iniciuar unë. Në pjesën se ku gjendemi tash ka qenë e betonizuar, kemi gjelbërim, 1/3 e pjesës është gjelbërim dhe kjo më jep krenari, kemi investuar në çdo rrugë, kemi rindërtuar 12 parkingje, nuk ka çka të investohet këtu. Edhe ndërtimi i çerdhes më të madhe ka filluar”, thuhet në komunikatën e AKR-së.
“Qytetarët e Dardanisë le të mendojnë mirë, për ata të cilët janë të punës dhe të veprimeve, ka thënë Mehmeti.
Ai është shprehur i bindur se do të dal i pari me 17 tetor./arbresh.info/.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi