Shukri Luta, i cili kandidon si i pavarur për kryetar të Kaçanikut ka thënë se ky qytet është në fazën kur seriozisht duhet ndërruar pushteti dhe është i nevojshëm rrotacioni politik.
“Mendoj se koha e ndryshimit në Kaçanik ka ardhur qysh në vitin 2007 por për shkak të mos konsolidimit të opozitës PDK-ja është në pushtet. Me një rrotacion të ri, përfitojnë qytetarët e Kaçanikut”, është shprehur Luta në “Edicioni Zgjedhor” në Klan Kosova.
Tutje, ai ka folur edhe për gjendjen ekonomike në Kaçanik, duke thënë se gjendja atje është shumë e keqe.
“Janë hapur disa markete gjigante e kanë pushkatuar ekonominë e vogël në Kaçanik. Një prej mundësive për zhvillimin ekonomik është turizmi dhe kjo krijon të hyra dhe punësim”, është shprehur Luta, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, sa i përket shëndetësisë, Luta tha se mungon menaxhimi, pasi që stafi që punon në QKMF atje është i jashtëzakonshëm,
“Mendoj se ajo se çka duhet të bëhet është një menaxher i mirë dhe pacientëve të mos iu mungojnë barnat esenciale”.
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...