Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka qenë sonte i ftuar në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, për të debatuar për programin e ardhshëm për këtë komunë, në rast se fiton zgjedhjet e 17 tetorit.
Ai është shprehur i bindur se do dal fitues edhe në këto zgjedhje, ndërsa ka thënë se programet e secilit prej kandidatëve që sonte prezantuan, nëse janë të mirë për qytetarët, do t’ua shtojë programit të tij qeverisës në mandatin e ardhshëm, njofton Klan Kosova.
”Çdo pjesë të programeve që janë të mira nga prezantuesit, do ta pranoja dhe do ta fusja në programin shtesë të qeverisjes time katërvjeçare”.
”QKMF-ja është shpall tenderi, është shpall operatori për ndërtimin e QKMF-së. Pishina gjysmëolimpike është në proces”.
”Sa i përket shkollave, laptopët, – shkollat në të gjithë komunën e Drenasit, janë të pajisura me kabinete, me të fizikës, kimisë, IT-së etj. Sigurinë e kam vendosur në kufirin më të lartë, sepse kam vendosur kamera”.
”Kabineti im nuk nënshkruan për mjetet që vinë për të paguar përmes përmbaruesit”.
Lidhur me çështjen e përmbaruesit, Lladrovci shfaqi kritika ndaj siç tha ai një ministri të papërgjegjshëm i cili ka marrë vendim për nënshkrimin e kontratave kolektive.
Tutje ka bërë të ditur se për shkak të disa shkeljeve, ai ka ngritur edhe padi ndaj disa ministrive, prej tyre të drejtuara edhe nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, së cilës i takon edhe vet ai, njofton Klankosova.tv.
”Nuk ka rëndësi se cili ministër ka qenë, sepse edhe qeveria juaj në prag të zgjedhjeve i ka heq pagat, pagesat për semestër për studentët. Ka ministra edhe të partisë time, edhe të partive të tjera, që i kam padit, që nuk kanë zhvilluar buxhetin të cilin e ka miratuar Qeveria e Kosovës”.
Cilin ministër nga partia juaj keni paditur?
”Nuk po i përmend me emra – janë disa ministri që kam paditur, ka mund të jetë edhe ministër i Partisë Demokratike”.
Duke iu drejtuar kandidatit të VV-së për komunën e Drenasit, ai tha se ka pasur edhe një kërkesë për qeverinë Kurti.
”Unë i kam shkruar qeverisë tënde që është e përgjegjshme, me na e plotësu numrin e punëtorëve në çerdhe, dhe në momentin që na e mundëson numrin shtesë të punëtorëve, ne i bëjmë edhe dy çerdhe me funksionu në kuadër të këtyre zonave”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...