Smajl Latifi i AAK-së kërkon mandatin e ri për ta drejtuar Komunën e Rahovecit pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Ai në Edicionin Zgjedhor është zotuar se këtë institucion do të vazhdojë që ta qeverisë me llogaridhënie dhe transparencë.
Më tej ai ka vazhduar duke prezantuar planet e tij ku prioritet të parë e ka paraqitur bujqësinë.
“Bujqësia, ekonomia, agroturizmi dhe punësimi, janë prioritete bashkë me arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën… Bujqësia është prioritet numër një”, është shprehur Latifi, njofton Klankosova.tv.
Ai ka theksuar se në mandatin e tanishëm i ka përmbushur 88 përqind të premtimeve.
“Gjatë katër vjetëve janë një mijë 527 fermerë që janë mbështetur me mekanizëm bujqësor, janë ndarë 597 koshere bletësh, janë ndërtuar 15 stalla… Do të vazhdoj që ta rris buxhetin për bujqësi”, ka vazhduar ai.
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën