Kreu i AKR-së: Arbre Pacolli do të përfaqësojë me dinjitet interesat e qytetarëve të Lipjanit

23:49 | 1 Tetor 2021
L G

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka vazhduar përkrahjen e tij për kandidatët e kësaj partie për kuvendin komunal.

Sot, Pacolli ka vizituar kandidaten e AKR-së për asamble komunale në Lipjan, Arbre Pacolli.

Ai, u ka bërë thirrje përkrahësve e të kësaj partie që t’a votojnë Pacollin që të jetë pjesë e kuvendit komunal në Lipjan.

“Në vazhdën e përkrahjes së kandidatëve për kuvendet komunale, sot isha me kandidaten për asamble në Komunën e Lipjanit, Arbre Pacollin. Ju ftoj të votoni Arbren, miq të dashur! Arbrja do të përfaqësojë me dinjitet interesat e qytetarëve, bashkëqytetarëve dhe sipërmarrësve të anës së saj dhe të gjithë komunës së Lipjanit”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info/

Statusi i plotë:

Të ngjashme