Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Rahovecin, Visar Korenica, ka thënë se ata do të kenë një qeverisje të barabartë në këtë qytet nëse do të fitojnë, ku sipas tij do të vlerësohet kontributi i secili dhe jo ‘libreza e partisë’.
“Do të kemi një qeverisje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë, do kemi vendimmarrje profesionale me komisione të pavarura, do të kthejmë profesionistët e vërtetë në shkolla, në administratë, në shëndetësi dhe fusha të tjera. Një qeverisje e barabartë pa dallim partie, ku vlerësohet kontributi i secilit dhe jo libreza e partisë”.
Ai në Edicionin Zgjedhor ka deklaruar se ata do të punojnë në përmirësimin e kushteve për bujqit, duke e kritikuar Smajl Latifin se ishte një kryetar që nuk e meritonin rahovecasit për fushën e bujqësisë.
“Duke e konsideruar bujqësinë si të rëndësishme do të kemi një komunikim në baza ditore me bujqit, duke kaluar nga bujqësia tradicionale në bujqësi intensive. Bujqve tanë iu duhet treg i sigurt, lehtësira doganore, rritje e kapaciteteve prodhuese, si dhe sigurim i produkteve. Do t’i bëjmë këto sepse kemi një program konkret dhe e kemi mbështetjen e Qeverisë”.
“Ne do të funksionalizojmë tregjet, duhet të identifikojmë secilin bujk çfarë makina bujqësore kanë nevojë t’i përdorin. Në programin tonë hynë zgjerimi i tokave bujqësore, po ashtu duhet të themelojmë kooperativa bujqësore që të lidhen kontrata me fermer që produktet e tyre të dalin jashtë vendit. Duhet të qasemi në mënyrë të duhur për agroturizëm, përmes krijimit të fshatrave që janë zona të përshtatshme për turizëm, duhet të bëjmë bujtina që Rahovecin përmes guidave ta vendosim në hartën turistike”.
Korenica ka shtuar se do të punojnë edhe në fushat e arsimit dhe shëndetësisë.
“Për shëndetësinë jemi të interesuar të funksionalizojmë në masë të përgjithshme sistemin shëndetësor. Do t’u japim mundësi të gjithë mjekëve dhe infermierëve të gjejnë vetën e tyre si dhe do të mundësojmë specializime për pozitat dhe profesionet që janë në mungesë”.
“Do të mundësojmë që QKMF-të të furnizohen rrjedhshëm me barna esenciale, mos të kemi mungesa, po ashtu do të kemi laborator që janë në shërbim të qytetarëve. Ne do të ndikojmë drejtpërdrejt në ngritjen e mirëqenies dhe ngritjes së vetëdijes qytetare se shërbimet janë për ata. do të bëjmë edhe qendrën për përkujdes të nënës dhe fëmijës”.
“Në arsim do të bëjmë një ndryshim radikal, duke bërë rekrutimin e mësimdhënësve dhe drejtorëve me përfaqësim të komunitetit, do të bëjmë digjitalizim të shkollave aty ku jepet mundësia. Do të fusim e lëndë digjitale: mësimi i kodimit nga klasa e parë si dhe në shkolla profesionale do të vendosim lëndën për teknologji informative. Gjithashtu do të ndajmë shujta falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën”,ka thënë Korenica.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...