Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës Isni Kilaj, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se Nisma Socialdemokrate do të shuhet nëse humb në Malishevë.
“Ata nuk kanë një bazë të elektoratit. Sigurisht që nëse ata e humbin Malishevën, Nisma do të shuhet”.
Kilaj e akuzoi këtë parti se e ka keqpërdorur komunën për vota duke thënë se ka pasur raste që në ditën e zgjedhjeve janë arrestuar persona që kanë shitur dhe blerë vota.
“Unë besoj që ai nuk ka dalë në debat, sepse qeverisja e tyre ka lënë për të dëshiruar dhe se nuk ka argumente për ta mbrojtur qeverisjen e keqe. Nuk po flasim për vota, por po flasim për komunikimin për ta mbrojtur qeverisjen e cila ka degraduar”.
“Ekrem Kastrati është votuar më shumë sepse e ka pasur në dispozicion mekanizmin e shtetit – komunën. Ata e kanë keqpërdorur këtë duke blërë vota. Ka fakte që janë zënë në flagrancë ata që e kanë shitur dhe blerë votën nga ana e Nismas”.
“Unë jam i sigurt në fitoren, sepse qytetarët kanë votuar për ndryshimin që e përfaqësoj unë”.
Në raundin e balotazhit, që do të mbahet më 14 nëntor, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Isni Kilaj do të garojë me kandidatin e Nismas Ekrem Kastrati.
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...