Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka folur mbi gjendjen e arsimit në komunën të cilën ai e udhëheq.
Ai i ka akuzuar kundërkandidatët e tij se po shpërndajnë gjëra të pavërteta rreth reformës që ka nis në këtë komunë.
“Kushdo që e thotë që arsimin do ta kthejmë në gjendjen paraprake, ose është i sigurt që nuk do të fitojë, ose është mashtrues”, është shprehur Kastrati në “Edicioni zgjedhor” në Klan Kosova.
Tutje, Kastrati ka thënë se Kamenica është model rreth asaj se ka qenë e vetmja a komunë me 54 përqind gra në krye të drejtorive.
“Ne e kemi bërë një anketë në fund të gushtit, unë kam qenë kandidati i parë me 44 përqind dhe i dyti ka qenë kandidati i Vetëvendosjes me 30 përqind. Në përgjithësi Anamorava, logjika e historia e tregon se do të ketë balotazh”, tha Kastrati.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...