Kandidati për kryetar të Drenasit nga Lëvizja Vetëvendosje, Fejzi Kiqina, ka thënë se planprogrami i tij qeverisës është për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të këtij qyteti.
Ai në Edicionin Zgjedhor të Klan Kosovës ka theksuar se nëse do të jetë në krye të Komunës do të ketë më shumë transparencë se sa që ka qenë nga pushteti i kaluar lokal në Drenas.
“Unë po garoj me një plan qeverisës që është i hartuar nga ekspertët lokal në bashkëpunim me ata nacional. Ne premtojmë qeverisje të mirë, do të përmirësojmë shërbimet publike dhe investimet kapitale, do të ndërtojmë ujësjellësin, do të ndërtojmë impiantin e ujërave të zeza, do të ndërtojmë objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ndërtojmë një pishinë gjysmë olimpike. Kur jam në krye qytetarët tanë do të kenë një institucion si e duan”.
“Me mua si kryetar do të rritet transparenca, llogaridhënia, do të ketë drejtësi në konkurset publike, do të ketë ndarje si duhet të buxhetit, do të ketë cilësi në arsim e shëndetësi, do të mbështeten gratë dhe të rinjtë. Po ashtu do të bëjmë investime për zhvillimin e infrastrukturës, të rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit, gjithashtu do të mbështesim fermerët dhe bujqit”.
“Ne kemi planin e mobilitetin për transformimin substancial të qytetit tonë, do të normalizojmë jetën në qytetin tonë, si jetën ekonomike, sociale, kulturore dhe politike. Drenasit do t’ia kthejmë dinjitetin dhe shpresën për më të mirën”.
Kiqina u pyet se si do t’i rendit kandidatët në zgjedhje, ai tha se LVV-ja do të fitojë pa balotazh.
“Ne do të fitojmë pa balotazh, të dytin e shoh Driton Ajazin nga Iniciativa Demokratët për Drenasin, të tretin e shoh kryetarin aktual, Ramiz Lladrovci të PDK-së,ndërsa për këta tjerët më lini të kursehem”, ka thënë Kiqina.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...