Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ftuar në Edicionin Zgjedhor ka thënë se komuna e tyre ka nevojë për një kryetar i cili është i pa korruptuar dhe menaxher i mirë.
“Problem mbi probleme Vushtrri që ka nevojë ma së shumti, ka nevojë për një kryetar domethënë menaxher të mirë që osht i pakorruptum që nuk e prek pasurinë e qytetarit që s’e prek xhepin e qytetarit, që din me planifiku, që din me realizu projekte që din me shpenzu buxhetin si duhet edhe osht pranë qytetarëve”, ka thënë Idrizi.
“Ni kryetar, ni menaxher i mirë gjitha këto i zgjidh se kanë tepru 6 milionë euro dhe nuk ish bisedu sot as për ujësjellësin as për kanalizimin, as për ndriçimin, as për trotuaret as për këto investime kapitale, paret janë kthy në qeveri”, ka vazhduar Idrizi.
Sipas Idrizit gjatë mandatit të tyre qeverisës, me kryetar Bajram Mulakun, është ndërtuar fabrika e ujit e cila sipas tij ka qenë e mjaftueshme për furnizim të qytetarëe, ndërkaq rrjetin sekondar, thotë Idrizi, do të duhej ta shtrinte kryetari i tanishëm i cili nuk e ka bërë, dhe Idrizi pretendon se qytetarëve u janë kërkuar edhe para për t’u kyçur në këtë sisitem.
Po ashtu Idrizi për qeverisjen aktuale të kësaj komune pretendon se kryetari i saj ka nënshkruar tenderë të cilat kanë qenë me çmime të larta ndërkaq ato me çmime të ulëta janë refuzuar.
“E ka refuzu operatorin me çmimin më të ulët 94 mijë euro është refuzu si i papërgjegjshëm ndërkaq është pranu ai me më të lartë”, është shprehur Idrizi.
Ndërkaq gjatë shpalosjes së programit të tij qeversisës, Idrizi ndër të tjera është zotuar për ndërtimin e dy çerdheve në qytet dhe disa të tjerave nëpër fshatra, të trajtojë dhe motivojë mësimdhënësit si dhe digjitalizim të shërbimeve shëndetësore.
“Do të krijojmë parakushte për punësimin e të rinjve duke i aftësuar përmes arsimit për të rritur dhe duke i subvencionuar vendet e punës, gjithashtu kjo vlen edhe për gruan një gjë që e ka premtuar edhe kryetari Tahiri në mandatin e kaluar se do t’i punësojë 1 mijë e 200 të rinj e ka marrë këtë pjesë profesional nga programi im dhe nuk e ka përmbushur këtë premtim, do t’i hapim dy çerdhe në qytet dhe disa nëpër fshatra si dhe do të bëjmë trajnimin profesional të mësimdhënësit duke i motivu mësimdhënësit, duke i kthyer në shkollë aktivitetet shkollore, kuizet e diturisë, aktivitetet sportive muzikore të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e cilësisë në arsim, për gjitha këto mësimdhënësit do të jenë të motivuar dhe të paguar ekstra” ka thënë Idrizi.
“Te shëndetësia dhe mirëqenia sociale, do t’i kthejmë mjekët dhe infermierët qysh i kemi pasë gjatë mandatit tonë qeverisës, sepse tani janë mbyllur shtatë pika shëndetësore nëpër fshatra. Ndërsa qendrat e mjekësisë familjare të cilat janë vizituar pesë herë në javë nga mjekët tani vizitohen dy herë. Mjekët gjithashtu do të jenë të motivuar dhe do të jenë të mbështetur do të bëhet digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore, ndërsa për mjekët do të ofrohet nga një shujtë. Infrastruktura do ta përmbyllim infrastrukturën gjatë mandatit tim qeverisës”, ka vazhduar ai.
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...