Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, i cili gjatë viteve 2013 -2017 e ka ushtruar funksionin e nënkryetarit të kësaj komune, i ftuar në Edicionin Zgjedhor, ka thënë se gjatë kohës sa ishte nënkryetar, ka pasur shumë investime.
“Unë kam qenë nënkryetar nga viti 2013-2017 ka qenë koha kur investimet kanë qenë voluminoze, e di që ka pasë dështime por s’ka pasë degradim”, ka thënë Kabashi.
Kabashi prioritet në programin e tij qeverisës e sheh funksionalizimin e zonave industriale.
“Prioritet është funksionalizimi i zonave industriale, njëra i është afru finisht, tjetra është si plan, dhe një e kemi objektiv ta ndërtojmë në Zhur”, ka thënë Kabashi.
Ndërkaq ndër të tjera ka premtuar edhe subvencione për zjetarët e afaristët, zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm si dhe ndërtimin e parkingjeve publike.
“Synojmë përkrahjen e zejtarëve dhe afaristëve me anë të subvencioneve, krijimi i kushteve për investime të diasporës, zgjidhja e problemit me ujë të pijes, mbeturinat janë po ashtu një problem që s’është zgjidhë. Po ashtu synojmë ndërtimi i parkingjeve publike, ndërtimi i rrugëve, tregjet publike, ndërtimi i shtretërve të lumenjve”, ka shtuar Kabashi.
Ndërkaq për fushën e arsimit ka thënë se planifikon riformim të arsimit.
“Kemi planifiku riformim të arsimit. Pozita e punëtorëve aty influenca politike është e jashtëzakonshme, jam kundër politizimit të arsimit, nuk jemi tu avansu por tu ra”, ka thënë Kabashi.
E në sektorin e shëndetësisë është zotuar për punë 24-orëshe të Qendrave të Mjekësisë Familjare.
“Gjashtë qendrat e mjeksisë familjare të kaojnë në punë 24 orëshe. Shërbimet elementare bazike të jenë sa ma afer qytetarëve, ndërtimi i shumë abulancaev kanë qenë të degradudme skano pasë mjekë, andaj është mirë me pasë 24 orë punë në qendrat kryesore të mjeksëisë familjare”, ka thënë Kabashi.
Ndërkaq në debat e sipër Kabashi pati përplasje me kryetarin e kësaj komune, njëherësh kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskukaj, për çështjen e ndërtimeve pa leje. Ai pranoi që i është rrënuar një objekt i familjarëve të tij, për të cilën tha se ishte hakmarrje politike nga ana e Haskukës.
Sipas Kabashit, Haskuka është kryetar turist.
“Kryetari nëse nuk është 24 orë kryetar komune dështimi është i sigurt. E kemi pasë një kryetar turist, i cili ka ardhë nja katër-pesë orë në Prizren. Ka udhëtu në mëngjes në Prishtinë ka ardhë në 9 a në 10 a kur ka mbërri e ka lëshu prapë, e ka pru prapë shoferi në Prishtinë. Kjo do të thotë kryetar me orar nuk ka, por kryetari duhet të jetë 24 orë kryetar komune dhe ta di çdo problem të komunës së Prizrenit. Këto katër vite është degradu skajshmërisht”, ka thënë ai.
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë