Kandidati për kryetar të Kaçanikut nga radhët e LDK-së, Shkelqim Jakupi, ka deklaruar se prioritet kryesor i tij do të jetë plani zhvillimor komunal. Sipas tij kryetari aktual ka paguar njerëz për përgatitjen e hartës zonale, pa plan zhvillimorë komunal.
“Programi jonë parasheh një program zhvillimorë për komunën e Kaçanikut dhe kemi një ekip jashtëzakonisht profesionist dhe të dëshmuar, dhe sigurisht edhe puna jonë e parë do të jetë te krijimi i një administrate profesionale, me njerëz të dëshmuar dhe me punë dhe me integritet.” tha Jakupi, derisa ishte i ftuar në emisionin Edicioni Zgjedhor në Klankosova.
Ai tutje shpjegoi se planifikon të bëjë një riorganizimin të tërësishëm të sistemit shëndetësorë duke funksionalizuar qendrat e mjekësisë familjare nëpër fshatrat e Kaçanikut, njofton Klankosova.tv.
“Sigurisht që në planin tonë kemi të paraparë dhe prioritet kemi edhe shëndetësinë, në kuadër të të cilit ne do të angazhohemi që t’i respektojmë rekomandimet e Instutit kosovarë të Shëndetit Publikë për sensibilizimin e masës për vaksinim dhe për subvencionimin e bizneseve.”
Kandidati për të parin e Kaçanikut gjithashtu tha se do t’i kushtoj kujdes të veçantë kulturës rinisë dhe sportit, infrastrukturës dhe bujqësisë. Ai zotohet se vendim të parë do ta ketë sigurimin e transportit falas për nxënësit e shkollave të mesme nga të gjitha fshatrat e Kaçanikut
“Gjithashtu ne do ta ndërtojmë, do ta rindërtojmë shkollën fillore Emin Duraku në Kaçanik, në kuadër të kësaj ne do të kemi kujdes të shtuar për personat me aftësi të kufizuara si një kategori e lënë anash nga qeverisja aktuale, gjithashtu do t’i ndërtojmë edhe pesë çerdhe të reja në Komunën e Kaçanikut, do të kemi kujdes të shtuar për menaxhimin dhe shpenzimin e buxhetit.”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...