Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka thënë se pa ardhjen e tij në krye të Podujevës, depolitizimi i arsimit nuk beson se mund të ndodhë. Ai gjithashtu përmendi se programi i tij qeverisës ndër te tjera është i bazuar në arsim, shëndetësi, kulturë, rini dhe sport, zhvillim ekonomik, bujqësi dhe infrastrukturë, njofton Klankosova.tv.
“Arsim cilësorë, një staf të mirë, të përgatitur, do ta depolitizojmë arsimin, se kanë thënë gjithmonë por asnjëherë nuk ka ndodhë, deri me ardhjen tonë nuk besoj që do të ndodhë. Shëndetësi efikase, të mirë, do të thotë në të gjitha ato qendra të mjekësisë familjare do të angazhojmë staf profesionist dhe do t’i aktivizojmë që të punojnë 24 orë, dhe do të vendosim nga një autoambulancë në të gjitha ato qendra.” tha Hasani në emisionin Edicioni Zgjedhor, që transmetohet në Klankosova.
Tutje kandidati për të parin e Podujevës shpjegoi se gjatë mandatit të tij qeverisës, që pretendon të jetë 12 vjeçarë, do t’i ndërtojë edhe katër çerdhe. Ai gjithashtu tregoi se do të punojë që qytetarëve tu lehtësohet marrja e vaksinës, duke shtuar edhe një qendër tjetër të vaksinimit.
“Kemi vendosë edhe spitalin ta ndërtojmë te parku në fshatin Shakovicë, te pishat e Shakovicës, sepse është në periferi të qytetit, poashtu edhe te kultura, rinia dhe sporti kemi vendosë ti ndërtojmë gjashtë fusha të sportit me bari sintetik, ku kostoja e tyre është diku 25 mijë euro, që t’i angazhojmë të rinjtë tanë, sportistët tanë, poashtu edhe te zhvillimi ekonomik do t’i subvencionojmë përmes grandeve bizneset.”
Ai u shpreh se i pëlqen të gjitha programet qeverisëse të kundërkandidatëve dhe se gjatë mandatit të tij do të realizojë gjithçka që është e mirë për interesin e qytetarëve. Gjithashtu tha se në debat ka ardhur vetëm për tu solidarizuar me kundërkandidatët, sepse sipas tij, programi qeverisës ka arritur te qytetarët tashmë dhe se ata po e pëlqejnë atë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...