Kandidati i AAK-së për Gjakovën, Ardian Gjini, njëherësh kryetar aktual i kësaj komune, ka thënë se Gjakova në zgjedhjet e 17 tetorit nuk do të shkojë në balotazh.
“Sipas të gjitha matjeve në Gjakovë nuk do të ketë balotazh. Të dielën zyra ime pra e kryetarit është në dorën e qytetarëve. Mendoj që qytetarët e Gajovës kanë ditë me pa, kanë ditë me ba dallimin”, ka thënë Gjini në Rubikon.
“Jam i bindur që edhe nëse vendosin kundër meje e kanë vendim racional e jo vendim emocional këtë e kam insistu gjithmonë me e pasë”, ka vazhduar ai.
Sipas tij matjet, disponimi në terren dhe disponimi i qytetarëve tregojnë se këtë të diel do të përfundojë gara zgjedhore për kryetar të Gjakovës.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...