Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, e ka shpalosur planprogramin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.
Ai në Edicionin Special ka theksuar se do të bëjnë investime në shumë fusha për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Istogut.
“Ne do të merremi me modernizim e qendrave të mjekësisë familjare, do të merremi me dyfishim të stafit shëndetësor dhe atij teknik, do të bëjmë edhe dyfishim të ekipës të mjekut mobil. Secili fëmijë i Istogut do të shkojë në çerdhe, do të krijojmë “E-ditarin” për gjimnazin Haxhi Zeka si pilotprojekt, do të bëjmë riprofilizimin e shkollës së mesme profesionale duke u bazuar në një analizë të tregut”.
“Rinia, sporti dhe kultura, do të bëjmë dyfishim të buxhetit, do t’i motivojmë talentët përmes shpërblimeve, do ta aprovojmë një rregullore që t’i shpërblejmë të gjithë sportistët e Istogut. Po ashtu edhe në bujqësi dhe turizëm do të bëjmë investimet kryesore nga organizata ndërkombëtare, do të marrim fonde edhe nga BE-ja”.
“Ndërsa, tek zhvillimi dhe punësimi do t’i përkrahim bizneset e reja, do të punësojmë të rinj, do të hapim vende të reja të punës përmes riorientimit të fondeve komunale kah qytetari. Do të hapim 60 “start up”, ku do të krijohen 200 ekonomi të reja familjare të natyrave të ndryshme, do të bëjmë edhe investime nga jashtë, nga të gjitha këto them se mund të punësohen mbi 600 qytetarë të Istogut”,ka thënë Ferati.
Ai shtuar se do të punojnë edhe për zgjidhjen e problemit me ujë të pijës në këtë qytet.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...