Google ADS

Ekrem Hyseni: Faleminderit Llapi im

01:12 | 18 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Kandidati i LDK-së në Podujevë Ekrem Hyseni që do të jetë në balotazh me Shpejtim Bulliqin ka falënderuar të gjithë votuesit duke thënë se fitorja do të jetë e tij.

“Faleminderit Llapi im. Ju më keni dhënë nderin më të madh të jetës time! Përjetësisht do të mbetem i njëjti, gjithmonë në shërbimin tuaj! Nga puna do të fillojmë qysh nesër. Fitorja është e jona”, ka shkruar ai në Facebook.

Ekrem Hyseni i LDK-së është duke prirë me 44.32 % të votave krahas Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes që aktualisht ka 44.01 % të votave, kur janë numëruar mbi 97 % të votave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme