Google ADS

Edhe qindra vendvotime tjera të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale do të rinumërohen

14:42 | 10 Nëntor 2021
V. S.

Rreth 500 vendvotimet për të cilat u vendos të hënën që të rinumërohen, nuk do të jenë të fundit. Edhe qindra vendvotime të tjera, që u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit.

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka miratuar ankesat e një numri të caktuar të kandidatëve për Kuvende të ndryshme Komunale.

Njoftimi lidhur me këto vendime të PZAP-it u bë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u vendos që rinumërimi i këtyre vendvotimeve të bëhet plotësisht.

Këto vendvotime u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës: Drenas, Viti, Istog, Shtime, Vushtrri, Klinë, Prishtinë, Pejë, Lipjan, Prizren, Gjilan, Malishevë, Deçan, Skënderaj, Kaçanik dhe Fushë Kosovë., thuhet ne njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme