Lutfi Haziri në cilësinë e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për mundësitë e ndonjë koalicioni të mundshëm të këtij subjekti me ndonjërën prej partive të tjera në Prishtinë.
Në Edicionin Special ai nuk specifikoi nëse do ketë koalicion mes LDK-së dhe ndonjë partie tjetër, përveç që deklaroi se kjo çështje iu takon secilit prej kryetarëve të komunave për të vendosur, përcjell Klankosova.tv.
”Meqë unë ende në Gjilan nuk kam vendosur përfundimisht me dalë jashtë parimit të koalicionit me qytetarë, besoj që Prishtinës i takon të vendos kandidati dhe subjekti i degëve të Prishtinës”.
”Deri atëherë edhe pak është herë të flitet për koalicionet e mundshme. Për aq sa besoj që për Gjilan koalicioni i vetëm i mundshëm mbetet me qytetarë, mendoj ashtu.
”Përparim Rama në shkallën e parë dhe subjektet politike janë ata që vendosin. Në këtë fazë iu takon të gjithë kandidatëve të secilës komunë të vlerësojnë vetë se si duhet vepruar”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...