Bekim Jashari, kryetari aktual i Skenderajt dhe kandidat edhe për një mandat bashkë me bartësin e listës për kuvend komunal, Nuredin Lushtaku, ka takuar kryetarë e ish kryetarë të nëndegëve të PDK-së në Skenderaj, të cilët i falënderoj për mbështetjen e pa rezervë që po i japin kandidaturës së tij për kryetar komune edhe për një mandat.
Jashari theksoj se mbështetja e tyre dhe e qytetarëve të Skenderajt me shumicë absolute, është obligim dhe përgjegjësi për të që të vazhdoj të punoj në jetësimin e amanetit të dëshmorëve e martirëve të lirisë, për të pasur shtet të zhvilluar dhe mirëqenie për të gjithë.
Nga ana tjetër kryetarët dhe ish kryetarët e nëndegëve, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë për kryetarin Jashari deklaruan që e ndjejnë obligim që të përkrahin nipin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, djalin e heroit tonë Hamëz Jashari, pasi që sipas tyre familja Jashari është mbi partitë politike, mbi çdo interes grupor e individual.
Sipas tyre, vota për Bekim Jasharin është votë për të kaluarën tonë, luftën e shenjtë të UÇK-së dhe idealet tona shekullore për Liri e Pavarësi./arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...