Kundër kandidati i Lladrovcit: Do ia kthejmë Drenasit demokracinë e drejtësinë

12:28 | 18 Tetor 2021
V. S.

Rezultati preliminar  ka sjell befasi të shumta në zgjedhjet e 17 tetorit të mbajtura të dielën.

Gare interesante është zhvilluar edhe në komunën e Drenasit mes Ramiz Lladrovcit nga Partia Demokratike e Kosovës e Driton Ajazit i cili ka garuar me iniciativën qytetare, Demokratët e Drenasit.

Balotazhin e ka mirëpritur ish-partiaku i Lladrovcit, Driton  Ajazi.

Përmes një statusi në facebook, Ajazi ka shkruar se është koha për ndryshim duke i falënderuar qytetarët për votat e dhëna, raporton arbresh.info.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme!

Do ia kthejmë Drenasit demokracinë e drejtësinë.

Të bashkuar për një të ardhme më të mirë!

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!?./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme