Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentari të 9 shkurtit në Kosovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Elezi tha se KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare.
“Ju njoftoj se në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës”, tha Elezi.
“Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Sot, është dita e fundit kur këtu në QNR ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00”, tha Elezi.
“Në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë. Më shumë detaje për këtë çështje, mund t’iu japin në Prokurorinë e Shtetit. Gjatë kohës sa KQZ duhet të presë kalimin e afatit për ankesë në PZAP, do të bëhet rinumërimi i kërkuar”, tha Elezi./Arbresh.info
Tragjedia e Koçanit, 27 të lënduar transportohen në spitalet...
Fatkeqësia në Koçan, tre të mitur janë në mesin e viktimave
Amir Rrahmani lëndohet në barazimin e Napolit, në dyshim gru...
Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut
Hoti: KQZ-ja ka dështuar të sigurojë një proces zgjedhor kre...
Tragjedia në Koçan, Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë ...