Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Almir Shala, ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve në rajonin e Prizrenit ka kaluar e qetë pa ndonjë incidente të mëdha.
Shala theksoi se Prokuroria Themelore ka angazhuar tetë prokuror dhe një koordinator për të siguruar mbarëvajtjen e rregullt të procesit.
”Janë angazhuar tetë prokuror dhe një koordinator për komunat, Prizren, Suharekë, Mamushë, Dragash.”
Kryeprokurori i Prizrenit njoftoi se janë ndaluar pesë persona.
”Janë ndaluar pesë persona. Kryesisht problemi ka qenë tek fotografimi i votës apo shprehja publike e votës së lirë”.
” Dyshohet se një person në Mamushë i ka futur dy fletvotime në një kuti. Por mbetet që policia ta vërtetoj se a ka qenë i vërtetë lajmi”-tha Shala./express
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...