Blegtorët e Maqedonisë e kanë të vështirë të gjejnë barinj nga Maqedoni për t’u kujdesur për kafshët e tyre dhe për këtë shkak ata angazhojnë bari nga Shqipëria.
Më së shpeshti kjo punë ndodhën në vendet kufitare, ndërsa barinjtë pa përvojë përfitojnë jo më pak se 500 euro, kurse ato me përvojë mund të përfitojnë deri në 700 euro.
Kryetari i Shoqatës së Blegtorëve “Deshat”, Skender Ame thotë se tashmë 20 vite kanë problem të gjejnë barinjë dhe për këtë shkak angazhojnë punëtorë nga Shqipëria. Sipas tij, shumë të rinj mund ta punojnë këtë punë, por nuk kanë vullnet.
“Vijnë të rinj që gjatë pushimit të verës të punojnë dhe edhe pse pa përvojë ata fitojnë 500 euro në muaj, ndërsa ata që e dinë punën dhe ndihmojnë edhe te qumështi përfitojnë deri në 700 euro. Në rajonin e Dibrës sigurisht ka rreth 40-50 barinj nga Shqipëria të cilët kujdesen për delet. Në Gostivar ka edhe nga Shqipëria edhe vendor. Persona nga Shqipëria shkojnë punojnë edhe në Manastir dhe Resnjë. Njerëzit këtu nuk e duan këtë punë, sipas tyre kjo punë është e vështirë”, tha Ame.
Ai sqaron se se nëse barinjtë me përvojë nëse nuk paguhen mirë ata do të mund të gjejnë punë në Kroaci, për shkak se edhe ky vend kërkon barinj./Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...