Lëvizja Vetëvendosje në ditën e dytë të fushatës, ka mbajtur sot tubim me qytetarët në Ferizaj, nga ku lideri i kësaj partie, Albin Kurti ka kërkuar besimin e tyre për ndryshimin e madh dhe për të parandaluar ikjen e të rinjve nga vendi.
Duke iu referuar sloganit të Lëvizjes Vetëvendosje “Erdhi dita”, Kurti, i cili është kandidat për të parin e qeverisë në zgjedhjet e 6 tetorit, tha se erdhi dita për Ferizajn për Fondin sovran dhe Bankën Zhvillimore, për mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.
Ai premtoi mbi 1.3 miliard euro investime në sektorin e minierave dhe energji.
“Erdhi dita që të rrisim investimet për shëndetësi. Erdhi dita për biznesin dhe inovacionin. Erdhi dita për punë të garantuar, erdhi dita që të kujdesimi për sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve. Kosova ka gjysmë milion punëtorë, ndonëse jo pak prej tyre pa kontrata. Erdhi dita për fermerët. Erdhi dita që më në fund të luftojmë monopolet zhvatëse. Erdhi dita që të investojmë për energji. Do të ndajmë 40 milionë euro për energji efiçiente, ndërsa për miniera dhe energji do të ndajmë 1.3 miliard euro në mandatin katërvjeçar të qeverisë të mirë tonë e tuajën”, tha Kurti.
Ndërsa për ushtri, për arsim dhe shëndetësi, Kurti premtoi mbi 700 milionë euro për financim shtesë.
“Projektet e intervenimit në arsim, në shëndetësi e bujqësi, e në ushtri do të kenë gjithsej 720 milionë euro financim shtesë për projekte kapitale, grante, hulumtime shkencore dhe bursa studentore”, tha ai.
Valon Ramadani, kryetar i Qendrës së VV në Ferizaj, tha se kjo parti me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, do ta transformojnë edhe politikën dhe ekonominë, pasi edhe mërgata dhe qytetarët në vend do ta votojnë numrin 126.
“Për 20 vjet me radhë të gjithë e kanë dëshmuar se nuk mund t’i bëjnë ndryshimet, ndërsa ne mundemi të bëjmë ndryshim”, tha Ramadani.
Goditi me thikë ish-partneren, arrestohet një 41-vjeçar në K...
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi