Google ADS

Lluka: Kemi 10 shtylla për zhvillim ekonomik

22:28 | 27 Shtator 2019
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AKR-Nisma-PD, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se në programin e AKR-së janë dhjetë shtylla për zhvillim ekonomik.

Në mesin e disa shtyllave, Lluka ka përmendur projektet energjetike si dhe ndërtimin e hekurudhës me Shqipërinë për të lehtësuar kostot, shkruan arbresh.info.

“Ne si koalicion i kemi  10 shtylla ekonomike që të kemi sukses, jo vetëm me zhvillimin e biznesit por edhe me thithjen e investitorëve. Kemi paraparë që të merremi me infrastrukturë, projektet energjetike, ndërtimin e hekurudhës me Shqipërinë pasi që ulë kostot, krijimin e parqeve biznesore”, u shpreh ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme